Sulm ndaj policëve në Prizren, në pranga tre persona

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë një incidenti të ndodhur pak pas mesnatës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është…

Lajme

31/08/2026 10:21

Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë një incidenti të ndodhur pak pas mesnatës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.