Sulm masiv në Facebook, kujdes nëse ju vjen ky mesazh
Facebook ka rënë pre i një sulmi masiv kibernetik. Bëhet fjalë për një virus të shpërndarë me shpejtësi dhe sipas ekspertëve për sigurinë, dyshohet se ka arritur të prekë 1 person në 20 sekonda.
Auto & Tek
Përdoruesit e prekur mësohet se kanë marrë një mesazh ku shkruhej se një prej “miqve” i ka përmendur në një postim.
Një moment që përdoruesi hap këtë mesazh, hakerat janë në gjendje t’i vjedhin llogarinë.
“Nga data 24 deri më 27 Qershor, me mijëra përdorues kanë marrë një mesazh nga një prej miqve të tyre në Facebook, ku shkruhej se e kishin përmendur në një koment”, shpjegon për britaniken “Telegraph”, një ekspert mbi sigurinë në “Kasperksy Lab”.
“Mesazhi në fakt ishte dërguar nga hacker –at, të cilët me anë të tij, “çliruan” një sulm me dy faza. Faza e parë ishte që instaluan në kompjuterin e përdoruesit një Trojan, ndër të tjera edhe një extension keqbërës në Chrome. Kjo bëri të mundur dhe fillimin e fazës së dytë. Marrjen në dorë të llogarisë së Facebook, duke u futur sërish në rrjetin social, nëpërmjet browser –it të infektuar”, shpjegon eksperti.
Ky sulm i jep mundësinë hackers –ave që të ndryshojnë opsionet e privacisë, të vjedhin të dhënat dhe ta përhapin virusin tek miqtë e personit të prekur në Facebook.
Sipas ekspertit, përllogariten rreth 10 mijë llogari të infektuara nga ky virus, në Amerikën e Jugut, Europë, Tunizi dhe Izrael, ndërsa pjesa më e madhe e incidenteve kanë ndodhur në Brazil.
Ekspertët thonë se mënyra sesi u shpërnda ky virus ishte tepër efiçente, duke prekur më mijëra përdorues në vetëm 48 orë.
Të gjithë ata që dyshojnë se mund të jenë prekur, këshillohen që të bëjnë një skanim të kompjuterit.
Ndërkohë Facebook thotë se ka marë masa për të bllokuar këtë sulm, në mënyrë të mos përhapet tek përdoruesit e tjerë. /klan