Sulejman Osmani nuk do të ekstradohet në Maqedoni

Kosova nuk do të ekstradojë së shpejti në Maqedoni, Sulejman Osmanin (55) nga fshati Brezë, i cili akuzohet se ka qenë pjesë e "Grupit të Kumanovës".

Lajme

09/07/2015 19:07

Shkak për mos ekstradimin e tij është revolja pa leje e cila i është gjetur gjatë arrestimit nga ana e policisë kosovare, shkruan gazeta “Dnevnik”, transmeton zhurnal.

Sipas kësaj gazete, rasti i Osmanit është i ngjashëm me atë të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, mirëpo në Kosovë janë duke vuajtur dënim për shkak të armëve që u janë gjetur gjatë arrestimit.

Sulejman Osmani u arrestua në Kosovë para tre ditëve dhe MPB e Maqedonisë është informuar zyrtarisht për arrestimin e tij.

Osmani akuzohet edhe për sulmin në karakollin e Gushincës, ndërsa u arrestua nga policia maqedonase menjëherë pas aksionit në Kumanovë. Ai arriti t’i ikë policisë në mënyrë spektakolare, gjatë kërkimit të armëve që u morën në Gushincë dhe më pas është transferuar në Kosovë.

Ai u arrestua par pak ditësh në Kosovë, duke respektuar një fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë.