Suker: Ky do të jetë dënimi i UEFA-s për Kroacinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Suker nuk pret që UEFA t’i përjashtojë nga “Euro 2016”.

Sport

18/06/2016 09:19

Davor Suker nuk pret që UEFA ta përjashtojë Kroacinë nga “Euro 2016”.

Mesfushori Ivan Rakitic ka thënë se frikësohet se do të kthehen në shtëpi pas ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes me Republikën çeke nga tifozët e Kroacisë – pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë – të premten.

Por, Suker nuk beson se UEFA do t’i përjashtojë nga Evropiani.

“Çka të them, kjo ndodh që 15 vjet në shoqërinë dhe politikën e Kroacisë. Pagesa e dënimeve, sjellje e keqe e huliganëve në tribuna, e më së shumti dhemb të luajmë para tribunave të zbrazëta”, deklaroi Suker për mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk do të na përjashtojnë, prapë do të na gjobisin”, theksoi ish sulmuesi i madh i Real Madridit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.