Suarez ‘voton’ Riberyn

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez ka përkrahur mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery ta fitojë Topin e Artë para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Messi e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë në katër edicionet e fundit por Suarez beson se Ribery duhet të jetë pasardhës i sulmuesit të…

Sport

05/11/2013 13:10

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez ka përkrahur mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery ta fitojë Topin e Artë para Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë në katër edicionet e fundit por Suarez beson se Ribery duhet të jetë pasardhës i sulmuesit të Barcelonës, pas stinorit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun.

“Nuk mendoj se ekziston një favorit për Topin e Artë. Por, bazuar në paraqitjet e edicionit të kaluar, Ribery meriton të shpallet fitues pas tre titujve të shkëlqyeshëm me Bayern Munichun”, deklaroi Suarez për RMC.

“Por, Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë shanset e tyre pasi kanë realizuar shumë gola. Ata kanë statistika të jashtëzakonshme. Pa marr parasysh se kush fiton në fund, do të jetë dikush që e meriton”, u shpreh ylli uruguain.

Suarez ka shkëlqyer deri më tani këtë edicion me Liverpoolin duke realizuar gjashtë gola në pesë ndeshje të Premierligës, pas rikthimi nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh.