Suarez mashtroi sërish?

Luis Suarez është në qendër të akuzave për mashtrim pas fitores së Uruguait ndaj Perusë 2-1 në kualifikime për Kampionatin botëror 2014. Selektori i Perusë, Sergio Markarian kritikoi gjyqtarin Patricio Loustau për përjashtimin e Victor Yotunit pas një ndërhyrje ndaj Suarezit në pjesën e parë. Suarez u rrëzua në tokë në mënyrë teatrale kurse Yotun…

Sport

07/09/2013 10:09

Luis Suarez është në qendër të akuzave për mashtrim pas fitores së Uruguait ndaj Perusë 2-1 në kualifikime për Kampionatin botëror 2014.

Selektori i Perusë, Sergio Markarian kritikoi gjyqtarin Patricio Loustau për përjashtimin e Victor Yotunit pas një ndërhyrje ndaj Suarezit në pjesën e parë.

Suarez u rrëzua në tokë në mënyrë teatrale kurse Yotun u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq.

“Do të bëjë gjithçka në fuqinë time që ai gjyqtar të mos shkojë në Kampionatin botëror sepse nuk më vjen turp të them se veprimi i tij ndikoi në rezultat. Ajo që bëri Yotun ishte e marrë por kam parë edhe më keq si bërrila dhe simulime të vazhdueshme që kalojnë pa u ndëshkuar”, deklaroi Marakarian.

Katër minuta para këtij incidenti Suarez fitoi një penallti për Uruguain – të cilën e realizoi – pasi u rrëzua në tokë pas një ndërhyrje nga Christian Ramos edhe pse xhirimet e përsëritura treguan se kontakti mes tyre ishte minimal.