Suarez i dhuron fitoren Atletico Madridit

Atletico Madrid ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Athletic Bilbaos.

Sport

10/03/2021 21:10

Iker Muniain zhbllokoi ndeshjen duke shënuar një gol në minutën e 21-të, mirëpo nuk ishte i mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen, shkruan lajmi.net.

Marcos Llorente barazoi shifrat në përfundimin e pjesës së parë, për të mbyllur me rezultat të barabartë pjesën e partë.

Luis Suarez, nga penalltia në minutën e 51-të, shënoi golin që i dhuroi tri pikë Los Colchonerëve./Lajmi.net/