Suarez: Barca duhet ta shijojë secilin minutë të lojtarit më të mirë në botë
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e skuadrës, Lionel Messi.

Sport
Mbrëmë, skuadra katalane është shpallur kampione e La Liga, tri xhiro para se të marr fund kampionati.
Ishte pikërisht Lionel Messi i cili u inkuadrua nga banka e rezervistëve për të shënuar golin e fitores, që në fund ishte i mjaftueshëm për të ngritur trofeun.
Pas këtij goli, Suarez është nuk ka kursyer lëvdatat për numrin 10 të Barcës, duke thënë se skuadra duhet të shijojë secilin moment të tij.
“Ne duhet të jemi realistë. Ai është lojtari më i mirë në botë” ka thënë Suarez për Messi, transmeton lajmi.net.
“Ne duhet të shijojmë secilën minutë që ai luan, ne duhet të jemi krenar për madhështinë e tij” ka shtuar uruguaiani.
Suarez, krahë Messit, do të synojnë që në ndeshjen e radhës të ‘rrëzojnë’ edhe skuadrën e Liverpool.
Barca dhe ‘The Reds’ do të takohen me njëra tjetrën në kuadër të Ligës së Kampionëve, faza gjysmëfinale. /Lajmi.net/