Sturridge, mësues i vallëzimit

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge i ka ofruar tifozëve mësime në vallëzimin e tij karakteristik me të cilin feston shënimin e golave, për shkak se ata që e tentojnë janë duke e bërë gabim. Sturridge ka një vallëzim të veçantë dhe e ka praktikuar atë në 12 muajt e fundit. Në shikim të parë mund…

Sport

14/03/2014 21:15

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge i ka ofruar tifozëve mësime në vallëzimin e tij karakteristik me të cilin feston shënimin e golave, për shkak se ata që e tentojnë janë duke e bërë gabim.

Sturridge ka një vallëzim të veçantë dhe e ka praktikuar atë në 12 muajt e fundit. Në shikim të parë mund të duket i lehtë, por nuk është ashtu.

Dhe, ish ylli i Chelseas është i gatshëm t’i ofrojë tifozëve mësime se si mund ta realizojnë. “Do t’i jap mësim njerëzve rreth vallëzimit tim”, deklaroi Sturridge.

“Shumë njerëz janë duke e bërë keq, dhe kjo më bën edhe mua të dukem keq. Nëse dikush e bën një vallëzim që e keni krijuar ju, dhe e bën atë gabim, ju bën edhe ju të dukeni keq. Më duhet t’i mësoj se si ta bëjnë atë në mënyrën e duhur”.

Sturridge besohet se planifikon një mënyrë të re të kremtimit të golave, që do të debutojë në muajt e ardhshëm.