Sturridge kthehet në janar
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se sulmuesi i skuadrës së tij, Daniel Sturridge mund të rikuperohet plotësisht nga lëndimi që në janar.
Sport
Sturridge mund të kthehet në fushat e lojës që në janar, kështu ka thënë trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers.
“Ne jemi të bindur se Sturridge do të kthehet në fillimin e muajit tjetër. Ai do të kthehet në stërvitje të plota me ne, që në janar”, tha Rodgers.
Anglezi është lojtari kryesor i skuadrës nga Anfield, mirëpo këtë sezon ai ka luajtur vetëm në tre takime, pasi është manifestuar me lëndime të shumta dhe të rënda.