Stuhia nxjerr trenin nga binarët në Illionis (Video)

Pas tornadove që shkaktuan 16 viktima dhe dëmtuan mijëra shtëpi në shtetet qendrore dhe jugore të shteteve të Bashkuara të Amerikës, një stuhi e fortë ka përshkuar shtetin Illionis. 

Lajme

29/04/2014 17:45

Stuhia që goditi Peoria County në Illionis ishte aq e fortë sa ka nxjerrë nga binaret një tren të mallrave.

Sipas BBC-së, autoritetet kanë njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në këtë aksident të shkaktuar nga erërat e forta.