Stuhia godet rëndë Suharekën, Muharremaj: Dëmet janë shumë të mëdha

Një nga zonat më të prekur nga stuhia që goditi Kosovën të marten ishte Komuna e Suharekës. Lidhur me dëmet e shkaktuara kryetari Bali Muharremaj, tha se janë shumë të mëdha. Muharremaj tha në Klan Kosova se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. “Ne vazhdimisht jemi në kontakt me Emergjencat, zjarrfikësit, Policinë, Eko Therandën, e…

Lajme

22/07/2026 12:39

Një nga zonat më të prekur nga stuhia që goditi Kosovën të marten ishte Komuna e Suharekës.

Lidhur me dëmet e shkaktuara kryetari Bali Muharremaj, tha se janë shumë të mëdha.

Muharremaj tha në Klan Kosova se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Ne vazhdimisht jemi në kontakt me Emergjencat, zjarrfikësit, Policinë, Eko Therandën, e cila po pastron territorin e komunës. Jemi në gjendje gatishmërie, po presim”, u shpreh Muharremaj.

Ai tha se aktualisht po bëhen vlerësimet e dëmeve.