Stuhia gjeomagnetike do të godasë Tokën, sa larg jemi nga “fundi i botës”?

Dritat e Polit të Veriut (Aurora Borealis) – fenomen spektakolare vizual që mund të shihet në Rrethin Arktik, mund të vërehen edhe në pjesë të tjera gjeografike në ditët e ardhshme si rezultat i stuhisë gjeomagnetike që do ta godasë Tokën.

Fun

22/05/2019 12:16

Ekspertët nga Instituti Kombëtar për Oqeani dhe Atmosferë (NOAA) dhe agjencitë meteorologjike amerikane deklaruan se stuhia ka nivel të moderuar, por e mjaftueshme për të bërë që dritat e veriut të shihen me sy të lirë në Kanada dhe në veri të SHBA-së.

Stuhia gjeomagnetike është një fenomen që ndodh për shkak të ndryshimeve në magnetosferën e Tokës.

Fenomeni në fjalë krijohet me hedhjen e masës koronare, përkatësisht emetimin e plazmave diellore, transmeton lajmi.net.

Nevojiten ditë të tëra që stuhia të arrijë Tokën, por ajo, sipas supozimeve, ta godasë planetin tonë në mënyrë më agresive brenda 18 orëve. /Lajmi.net/