Studiuesit zbulojnë arsyet se pse duhet të shikoni futboll

Shkencëtarët nga Universiteti i Leeds kanë analizuar 25 tifozë të ekipit të futbollit të qytetit.

Fun

14/08/2019 20:49

Të rrahurat e zemrës së tifozëve u rrit rreth 64%, disa arritën 130 rrahje në minutë.

Fitimi i ekipit të preferuar po ashtu uli presonin e gjakut të tifozëve dhe u dha atyre një rritje në vetëbesim, raporton “Daily Mail”.

Të shikoni futboll është mirë për ju, shkencëtarët kanë zbuluar në një zbulim që do i bëjë të lumtur tifozët e këtij sporti. Hulumtuesit nga Universiteti i Leeds kanë analizuar disa tifozë përgjatë 3 ligave të kampionit, transmeton lajmi.net.

Ata kanë gjetur se te rrahurat e zemrës janë rritur për 64%, disa kanë prekur 130 rrahje në minutë. Një rrahje normale e zemrës është diku 60 deri në 100 bpm.

Po ashtu, duke parë fitimin e ekipit të tyre të preferuar ka ulur shtypjen e gjakut dhe ju ka japur atyre nje vetëbesim që ka zgjatur me ditë të tëra. Mirëpo, nëse ekipi i tyre ka humbur këto efekte kanë qenë të kundërta.

Një gol për secilën skuadër ka shkaktuar te ata një rritje të shkurtër të rrahjeve të zemrës në një mesatare prej 20bpm.

“Në fund të fundit, mbështetja e ekipit tuaj ju jep një ‘stervitje’ kardiovaskualre varësisht prej rezultateve të lojës. /Lajmi.net/