Studimi: Truri i grave reagon ndaj pornografisë njësoj sikur ai i burrave

Mania e burrave me lakuriqësinë është shprehur prej kohësh në adoleshencë.

Fun

16/07/2019 08:58

Por, tani paragjykimi se burrat reagojnë ndaj lakuriqësisë ndryshe ndaj grave, po sfidohet nga shkencëtarët, transmeton lajmi.net.

Skanimet në MRI tregojnë se truri i të dy gjinive reagon në të njëjtën mënyrë me imazhet dhe videot e njerëzve të zhveshur.

Gratë megjithatë reagojnë më pak pozitivisht ndaj imazheve sesa homologët e tyre.

Studiuesit e udhëhequr nga Instituti Max Planck analizuan 61 studime që përfshinin qindra njerëz që shfaqnin imazhe erotike.

Hulumtimi, i botuar në revistën PNAS thotë se skanimet e trurit tregojnë se burrat dhe gratë nuk i përgjigjen ndryshe lakuriqësisë.

Studimet e mëparshme sugjerojnë se burrat humbin interes në imazhe dhe foto erotike me kalimin e kohës, gjë që nuk është e qëndrueshme për gratë. /Lajmi.net/