Studimi: Truri i grave është tre vjet më i ri se i burrave

Shkencëtarët shpresojnë se ndryshimi midis gjinive në 'moshën metabolike' mund të ndihmojë në shpjegimin pse truri femëror është më rezistent ndaj humbjes së kujtesës.

Fun

05/02/2019 16:10

Truri i grave duket më i ri sesa i meshkujve të së njëjtës moshë në skanime që matin metabolizmin e organit, sipas një studimi të ri.

Ato u gjetën të kenë trurin rreth tre deri në katër vjet më “rinor”  sesa bashkëkohësit e tyre meshkuj, transmeton lajmi.net

Zbulimi mund të ndihmojë mjekët të kuptojnë pse gratë janë më pak të ndjeshme ndaj humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve neurologjike teksa plaken.

Plakja e trurit është e njohur për t’u shoqëruar me një rënie graduale në metabolizmin e trurit. /Lajmi.net/