Studimi tregon rrezikshmërinë vdekjeprurëse që sjell “barku i birrës”

Njerëzit me "barkun e birrës" mund të jenë në rrezik më të madh të çmendurisë.

Lifestyle

10/01/2019 17:48

Nëse dikush është obezë dhe në formë molle, duke poseduar më shumë peshë rreth mesit të tyre se në ijet e tyre, një studim ka gjetur se ata kanë një tru më të vogël, transmeton lajmi.net.

Studiuesit britanikë zbuluan më pak lëndë gri në këta njerëz, duke sugjeruar se truri i tyre ishte zvogëluar. Kjo tkurrje nxit rrezikun e humbjes së kujtesës dhe çmendurinë në moshë të shtyrë.

Hulumtuesit e udhëhequr nga Universiteti Loughborough kontrolluan më shumë se 9.600 njerëz të moshës 40-69 vjeç, duke matur belin, si dhe indeksin e tyre në masë trupore (BMI).

Rezultatet treguan se njerëzit obezë me formë molle kishin 1.5 përqind trurin më të vogël sesa ata me peshë të shëndetshme.

Ekspertët mendojnë se yndyra mund të shkaktojë sistemin imunitar të mbi-reagojë dhe të dëmtojë trurin, duke shkaktuar tkurrjen e tij dhe, rrjedhimisht edhe rritjen e shanseve të njerëzve të dhjamosur duke filluar të humbasin kujtimet e tyre. /Lajmi.net/