Studimi: Mediat sociale u lënë fëmijëve mentalitetin e trevjeçarëve
Studiuesit thonë që mediat sociale mund të ndikojnë në pjekurinë emocionale të fëmijëve.
Fun
Neuroscientistja Susan Greenfield, tha për The Daily Telegraph se mediat sociale mund t’i lënë fëmijët me zakonet e sjelljes së një trevjeçari.
Përderisa ata rriten duke pasur qasje konstante në rrjetet sociale si Instagram, Twitter dhe YouTube 24 orë në ditë, fëmijët kanë nevojë çdo moment që të shkëputën nga kjo ‘përditëshmëri’.
Kjo i lë fëmijët të paaftë të luftojnë me mendimet e tyre dhe nga ana tjetër edhe nga shoqëria e tyre.
Ndërkohë që shumë njerëz po argumentojnë se koha e ekranit nuk është përgjegjëse për krizën e shëndetit mendor tek adoleshentët, efektet e raportuara negative të tij mbi të rinjtë, po vijnë nën një shqyrtim çdo ditë e më shumë.
Themeluesja e lëvizjes dixhitale “Time To Log Off” dhe autorja e “Stop Staring at Screens”, Tanya Godin tha për Metro.co.uk se pajtohet me pretendimet që media sociale i dëmtojnë fëmijët.
“Nuk është e habitshme që shumë shkencëtarë mendojnë se “bota online” po I dëmton mendjet e fëmijëve të zhvillohen në aspekte të rëndësishme,” thotë ajo, transmeton Klan Kosova.
‘Bota dixhitale është projektuar si shesh lojërash për fëmijë, ngjyra të ndritshme, zakonisht të kuqe, për të tërhequr syrin; aplikacione të ndryshme në telefona për të marrë vëmendjen tonë kur ne jemi offline – është një çudi që ne nuk sillemi të gjithë si tre-vjeçarë në internet”, thotë Godin.