Studimi jo shumë befasues tregon se truri është i prirur të gënjej për seks

15:55 | 9 Nentor 2019

Arsyeja e vetme se pse ju i “dëgjoni poezitë” e tjetrit është se jeni duke detyruar ta futni në shtrat.

Është një përrallë aq e vjetër sa koha, por të gënjejmë  dikë vetëm për të bërë seks me ta nuk është thjeshtë e zakonshme, por edhe e natyrshme, kjo sipas një studimi të ri.

Sipas gjetjeve në Gazetën e Psikologjisë Eksperimentale, truri është i prirur të thotë gënjeshtra partnerëve të mundshëm seksuale, raporton “Metro News”, transmeton lajmi.net.

Kjo ka kuptim, pasi që truri kërkon kënaqësi dhe kërkon rritje të shanseve për kënaqësi (për këtë arsye ne i përsërisim vazhdimisht sjelljet dhe gjërat që na shkaktojnë këtë ndjenjë si, ushqimi, pirja dhe seksi).

Pavarësisht nga diçka që shkon kundër bindjeve ose personalitetit tuaj, ju me shumë gjasa do të zbukuroni gjërat apo edhe të i ekzagjeroni rëndësinë e tyre vetëm për të fituar besimin dhe të bëheni favoritë.

Kur është mundësia për seks, njerëzit kanë më shumë gjasa i ndryshojnë sjelljet dhe të angazhohen në vet prezantimin ‘mashtrues’ të tyre. /Lajmi.net/