Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Studimi i ri thotë se meshkujt tradhtarë vozisin “Audi”

9:34 | 14 Maj 2020

A vozitë veturë të markës ‘Audi’ partneri juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.

Një anketim i kamotshëm, i kryer nga sajti ndërmjetësues i tradhtarëve me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet.

Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve tradhtarë kanë deklaruar se vozisin Audi.

Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë.

Sa i përket asaj se çfarë vetura vozisin meshkujt besnikë, studimi ka konstatuar se pronarët e veturave Nissan dhe Jaguar janë më besnikët.