Studimi: Gratë preferojnë burrat me bark të madh, përpara atyre me muskuj

Në ditën e baballarëve, një sondazh i ri zbuloi se gratë preferojnë një burrë me bark të madh, përpara atyre me muskuj.

Fun

16/06/2019 21:55

Gratë – 61 për qind për të qenë të saktë – gjithashtu bien dakord, se me trup më pak të tonifikuar janë më atraktiv seksualisht, transmeton lajmi.net.

Por kjo nuk përfundon këtu, sepse edhe meshkujt janë më të lumtur me trupin e tyre dhe kanë pranuar se të qenit me stomak të madh i bën ata të ndjehen më të relaksuar.

47 për qind thanë se lloji i trupit i ka bërë ata më pak të shqetësuar për pamjen e tyre, gjë që u pëlqye edhe nga gratë, nga të cilat 4 nga 5 besojnë se personat me stomak të madh janë konfident për trupin e tyre. /Lajmi.net/