Studimi: Dasmat e shtrenjta çojnë çiftet drejt divorcit, rrezikohen nga borxhet
Një studim i fundit tregon se personat që shpenzojnë më shumë për ceremoninë e dasmës përfundojnë në divorc.
Fun
Sipas Daily Mail, një zbulim i kohëve të fundit thotë se çiftet që shpenzojnë shumë ditën e dasmës kanë më shumë gjasa të përfundojnë në divorc.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 10% e martesave që patën një dasëm që kushtonte më shumë se 20,000 £ u prishën brenda tre viteve.
Ata zbuluan gjithashtu se 34 % që kishin dhjetë ose më pak të ftuar në dasmën e tyre përfunduan duke u divorcuar brenda një dekade.
Drejtori i kërkimit, Harry Benson, tha se dasmat e shtrenjta mund të jenë të këqija për martesat për shkak të rrezikut të borxhit.
Sondazhi i Fondacionit Martesa, i kryer nga Savanta Comres, zbuloi se kostoja mesatare e një dasme ishte rritur nga 3,729 £ në vitet 1960 në 9,832 £ në 2010. /Lajmi.net/