Studimi: Cigaret elektronike po ua rritë rrezikun e sulmit në zemër në 70%

Cigaret elektronike "vapor" rritin rrezikun e sulmit në zemër në 70%, sipas një studimi.

Lifestyle

30/01/2019 17:57

Studimi më i fundit, i kryer nga Shoqata Amerikane e Zemrës, zbuloi se sulmet në zemër janë gati 60 për qind më të zakonshme në mesin e konsumuesve të cigareve elektronike, të cilët janë me një rrezik 71 për qind më të lartë të këtij fenomeni shëndetësor, transmeton lajmi.net.

Studimi i Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) zbuloi se njerëzit që përdorin cigare elektronike janë dy herë më shumë në rrezik nga sulmi i zemrës sesa ata që pinë cigare tradicionale.

Një pjesë e madhe e hulumtimeve sugjeron se cigaret elektronike janë po aq të këqija për zemrën dhe sistemin kardiovaskular po aq sa cigaret tradicionale.

Vitin e kaluar, Shoqata Amerikane e Zemrës gjeti se të dyja llojet e cigareve bllokojnë enët e gjakut, duke i penguar ato të funksionojnë dhe pengojnë rrjedhjen e gjakut. /Lajmi.net/