Studimi: Ajri i ndotur po shkakton autizëm tek fëmijët

Fëmijët që ekspozohen në ajër të ndotur mund të jenë në një rrezik më të lartë të rritjes së çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD), sugjeron kërkimi i ri.

Lifestyle

08/11/2018 17:37

Studiuesit zbuluan se të rinjtë që jetojnë në pjesët e ndotura të Shangait kanë një shans më të lartë prej 86 për qind të zhvillimit të ASD.

Shkencëtarët, bazuar në Universitetin Monash në Australi, thanë se fëmijët janë më të rrezikuar në tri vitet e para të jetës, transmeton lajmi.net.

“Truri në zhvillim tek fëmijët e vegjël është më i ekspozuar ndaj ajrit toksik në mjedis”, tha Dr. Yuming Guo, autori kryesor i studimit.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në fillim të fëmijërisë mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të simptomave të lidhura me autizmin, ka zbuluar një studim i ri. Fëmijët e moshës dy dhe tre vjeç janë më të rrezikuarit.

Ndryshe, gjendja e cilësisë së ajrit në Prishtinë është paraparë si një problem nga ekspertë të ndryshëm mjekësor, e cila po konsiderohet si një ndër faktorët kryesorë të rritjeve të pacientëve me sëmundje të mushkërive./Lajmi.net/