Studimet thonë se vajzat hynë në pubertet një vit më herët që nga vitet 1970
Vajzat fillojnë pubertetin një vit më herët se para 40 viteve.
Fun
Vajzat fillojnë pubertetin në moshën 14 vjeçare kurse djemtë në moshën 15 vjeçare. Studimet tregojnë që puberteti tek vajzat ka qenë gjithmonë 3 muaj përpara çdo viti duke filluar që nga vitet 1970, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.
Studiuesit bënë edhe testimin e kohës së zhvillimit të gjinjve tek femrat. Ata zbuluan se mesatarja e moshës që fillon zhvillimi i gjinjve është nga 9.8 deri në 10.8 në Evropë, në Afrikë mesatarja është 10.1 deri në 13.2 dhe në Amerikë është 8.8 deri në 10.3.
Analistët treguan se mosha e pubertetit çdo vit është duke filluar në moshë më të re se vitet e kaluara, që ka filluar 0.24 vite më herët për dekadë që nga viti 1977 deri në vitin 2013. /Lajmi.net/