Studim: Qelizat imunitare që luftojnë kancerin mund të prodhohen në masë

Një tip i qelizës imunitare e “super-fuqizuar” mund të prodhohet në masë me qëllimin që të luftojë kancerin.

Lifestyle

09/10/2018 00:00

Ky është një zhvillim qenësore tek tretmanet me imunoterapi.

Studiuesit nga Imperial College në Londër kanë deklaruar se kjo gjetje mund të shënojë gjeneratën e re të terapinë CAR-T.

Tretmanet pioniere, ku përfshihet riprogramimi i qelizave imunitare vitale për të shkatërruar kancerin, janë tejet të kushtueshme ngase bëhen me porosi.

Mirëpo zbulimi i fundit mund të mundësojë që një tufë e qelizave imunitare të përdoret tek disa pacientë, kështu duke ulur çmimin.