Studim i ri: Meshkujve ju nevojitet më pak inteligjencë dhe punë për sukses

Meshkujt kanë më pak gjasa sesa gratë për nevojë të inteligjencës dhe punës për të arritur sukses.

Fun

15/11/2019 09:21

Studimi i ri i publikuar të mërkurën nga Instituti Global i Lidershipit të Grave, kanë shikuar përreth 20 mijë gra nga 28 vende në mënyrë që të kuptohet përceptimi publik i asaj që ndihmon ose pengon barazinë e grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

Kur janë pyetur të zgjedhin një prej 14 opsioneve për faktorin kryesor që i ndihmojnë grave të jenë më të suksesshme, njerëzit në Angli, Amerikë, dhe Australi të gjithë kanë zgjedhur inteligjencën si më e rëndësishme për gratë sesa burrat, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Në Britani, 26% e atyre të intervistuar kanë thënë se inteligjenca ishte njëra prej faktorëve më të rëndësishëm për një grua që ajo të ketë progres.

Njëjtë edhe në Australi kanë thënë se puna e lodhshme e grave është esenciale për të qenë më të suksesshme.

Përreth globit, meshkujt (18%) kishin dy herë  më shumë gjasa sesa gratë (9%)  të pretendojnë se barazia gjinore është arritur në vendet e tyre./Lajmi.net/