Studim: Gjysma e të rinjve që punojnë kanë mendime për të vrarë vetën
Kjo është krahasuar me 35% e punëtorëve më të moshuar.
Fun
Të rinjtë që punojnë nga mosha 18 deri në 30 kanë më shumë gjasa të përjetojnë një shëndet mendor më sfidues, me 48% kanë raportuar mendime dhe ndjenja për të vetëvrarë veten, kjo sipas një studimi të ri.
Në një konferencë të mbajtur në Britani, të fokusuar në shëndetin pozitiv mendor, kanë zbuluar se pothuajse gjysma e të rinjve 18 deri në 30 vjeç lanë përjetuar ndjenja për të kryer vetëvrasje dhe mendime, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.
Stafi më i ri po ashtu kanë raportuar se kanë më shumë presion në jetën e tyre, duke thënë se presioni i punës ka ndikim tek ta çdo ditë.
“Është e qartë se shumica e të rinjve përjetojnë sfida në shëndetin e tyre mendor para se të hyjnë në tregun e punës.”
Shëndeti mendor thuhet se ndikon në ekonominë e Britanisë diku rreth 94 bilionë, sipas të dhënave të dalura në vitin 2018 nga Organizata Ekonomike për zhvillim. /Lajmi.net/