Studentja akuzon cimeret se ia kanë pirë jogurtin, e zbulon përmes ADN-së

Një studente ka akuzuar cimeret e saj për vjedhje të jogurtit, e cila e zbuloi më pas se kush e kishte bërë atë nëpërmjet një testi të ADN-së.

Fun

05/12/2018 16:45

Sipas TVBS, një studente, identiteti i të cilës mbetet anonim, nga Taipei, po ndante një apartament me 5 vajza të tjera, të cilat që të gjitha po studionin në Universitetin e Kulturës në Japoni.

Ajo dyshonte se një jogurt, të cilën ajo e kishte blerë 1.50 dollarë, ishte konsumuar nga dikush prej studenteve, të cilat nuk u deklaruan. Ajo dërgoi më pas shishen në polici dhe u kërkoi atyre të kërkonin një hetim zyrtar.

Policia i udhëzoi pesë të dyshuarat, si dhe gruan që kishte bërë akuzat, për të ardhur në stacion për t’u testuar përmes forenzikës, duke zbuluar fajtoren. /Lajmi.net/