Studentët serbë argëtohen në Tiranë me flamurin shqiptar

Ata mund të jenë të rrethuar nga kordone të policisë, por një grup studentësh serbë që po vizitojnë Shqipërinë për ndeshjen në Elbasan, duket se janë të vendosur të argëtohen, shkruan BalkanInsight.

Lajme

08/10/2015 17:09

Mes tensioneve dhe masave të rrepta të sigurisë para ndeshjes me Serbinë në Elbasan, Ministria e Arsimit të Shqipërisë gjatë të mërkurës ka mirëpritur 50 studentë serbë, koordinatorët e tyre dhe ministrin serb të arsimit, Srgjan Verbiq, transmeton lajmi.net.

Organizatorët e një ahengu të organizuar për hir të ardhjes së tyre ishin edhe 50 studentë shqiptarë, kordinatorë lokal, ministrja e arsimit, Lindita Nikolla si dhe zëvendëskryetari i Tiranës, Arbi Mazniku.

Studentet 2Raportohet se gjatë të mërkurës qindra policë kishin rrethuar zonën përreth qendrës rinore në Tiranë për të garantuar siguri. Ndërsa një grup i koordinatorëve shqiptarë ishin të kujdesshëm ndaj çështjeve të ndjeshme, duke mos lejuar që në aheng të jenë të pranishëm mediat.

Por interesant është fakti, që sa herë që ndonjë prej studentëve serbë largohej nga salla për të biseduar në telefon apo për të ndezur ndonjë cigare, atë e përcillnin pas forcat e rendit duke u munduar ti kenë nën mbikëqyrje. (lajmi.net)