‘Straight Outta Compton’ bën historinë (Foto)

Filmi për historinë e N.W.A ka mbledhur më shumë të holla këtë javë në Box office, duke u bërë ndër filmat e parë të këtij lloji në verë me këtë sukses.

ShowBiz

17/08/2015 16:58

Premierat që kanë më shumë sukses gjatë sezonës së verës në Box Office janë kryesisht filma aksion me super heronj, por historia për N.W.A ka bërë historinë.

Filmi ‘Straight Outta Compton’ ka arritur të mbledhë shumën mbresëlënëse prej 56.1 milionë dollarëve vetëm në Amerikë, transmeton Lajmi.net.

Filmi tregon historinë e vërtetë që ka filluar para dy dekadave, për ekipin N.W.A, pjesë e së cilës ishte edhe Dr. Dre ndërsa i gjithë filmi ka kushtuar 29 milionë $ për t’u prodhuar.

Suksesi i ‘Straight Outta Compton’ ka lënë në hije filmin e ri nga Guy Ritchie ‘The Man from U.N.C.L.E’, i cili po merr kritika mjaft të mira dhe Warner Bros. po shpreson që në javët në vazhdim do të ngritet fitimi.

Këto janë filmat më të shikuar të javës në Amerikë:

boxoffice-gusht

(Lajmi.net)