Stoltenberg mbërrin në Shkup

Aeroplani special i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Lajme

02/06/2019 22:04

Për rreth një orë, pritet të arrijë edhe aeroplani i dytë me të cilin po udhëtojnë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s apo Këshilli Veriatlantik.

Stoltenberg u prit nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut, prej ku u nisën drejt Kuvendit.

Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë ditës së nesërme do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën Veriatlantike. / Alsat-M