Stili nuk blihet! Ju prezantojmë me disa nga veshjet e Kate dhe Meghan që kanë kushtuar lirë

Do ju rendisim disa nga veshjet të arritshme për masën nga çmimi që ata kanë përzgjedhur në disa raste.

Fun

29/08/2021 10:48

Stili nuk blihet dhe këtë na e kanë treguar herë pas here rrobat me të cilat janë shfaqur Kate Middleton dhe Meghan Markle në evenimente të rëndësishme.

Do ju rendisim disa nga veshjet të arritshme për masën nga çmimi që ata kanë përzgjedhur në disa raste.

1-Veshja e Kate Middleton në këtë foto: një fund leopardi prej 12 dollarësh nga Zara, të cilin e kombinoi me një golf të zi.

2 -Fustani lejla i Meghan Markle nga marka Aritzia Babaton është blerë me ulje nga $138 në $49.99.

3- Fustani golf i Meghan i markës H&M për vetëm 34.99 dollarë.

4- Fustani me vija i Kate është i Zarës dhe ka kushtuar $ 40.

5- Teksa bëhej pjesë e ngjarjes së Warner Bros Studios në 2013, Kate Middleton zjodhi këtë fustan prej 52 dollarësh me pika nga TopShop.

6-Ndërsa ishte në turne në Afrikën e Jugut në vitin 2019, Meghan Markle u pa me këtë fustan prej 85 dollarësh nga Mayamiko, një markë nga Malawi.

7- Meghan Markle veshi këtë triko prej 89 dollarësh nga Massimo Dutti në janar të vitit 2020 për një vizitë në Londër. Po ashtu edhe fundi është i së njëjtës markë dhe kushton 116 dollarë.

8- Për një vizitë në Cornwall në 2016, Dukesha e Kembrixh-it zgjodhi një palë pantallona nga GAP. Pantallonat kushtojnë rreth 30 dollarë.