Sterling tregon arsyen e largimit nga Liverpool

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka treguar arsyen kryesore pse e la Liverpoolin para katër sezoneve.

Sport

13/05/2019 10:15

‘Qytetarët’ e fituan titullin për herë të dytë radhazi, pasi në fund triumfuan për shkak të një dallimi vetëm një pikë me ‘Të Kuqtë’.

E më i lumturi nga kjo duket të jetë Sterling, i cili ka treguar se trofet ishin arsyeja kryesore pse u largua nga ‘Anfield’, përcjell lajmi.net.

‘’Kjo është saktësisht ajo se për çfarë kam ardhur tek ky klub, për të fituar trofe, për të qenë pjesë e këtyre momenteve’’.

‘’Jam shumë i lumtur që po fitoj për herë të dytë Premier Ligën. Është fantastike, është e mrekullueshme’’, deklaroi Sterling.

Përveç triumfit kolektiv, ai fitoi edhe çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ri’ për edicionin 2018/19. /Lajmi.net/