Sterling harron koronavirusin: E vetmja sëmundje me të cilën po përballemi tani është racizmi
Raheem Sterling është përfshirë në debatin për racizmin, që aktualisht po merr vëmendjen më të madhe nëpër botë.

Sport
Pas rastit tragjik në Minneapolis të ShBA-ve, ku një polic i mori jetën George Floyd, protesta të mëdha nëpër glob kanë nisur, me moton ‘Black Lives Matter’.
Në këtë fushatë janë përfshirë edhe sportistët e njohur dhe së fundmi disa komente ka dhënë Raheem Sterling, i cili beson se racizmi është e vetmja sëmundje që duhet luftuar.
“E di se kjo mund të tingëllojë keq, por sëmundja e vetme të cilën po e luftojmë tani është racizmi”, ka thënë Sterling, transmeton lajmi.net.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin, sepse kjo është çfarë po ndodhë tash e disa vite. Sikur për pandeminë, ne duam zgjidhje edhe për racizmin”, ka shtuar anglezi.
Raheem Sterling ishte lojtari që përjetoi tmerrin në Podgoricë, kur Anglia përballej me Malin e Zi. Tifozët malazezë fyenin lojtarin e ‘Tre Luanëvë’ në baza racore. /Lajmi.net/