S’tërhiqet Berisha as pasi policia ia refuzoi lejen për protestë: Do mbushim sheshin
Policia i ka thënë “Jo” ditën e djeshme Sali Berishës për të protestuar para Kryeministrisë më 6 dhjetor, ditë kjo që përkon me ardhjen e krerëve europian në Shqipëri, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se ky është një vendim nul dhe nuk do të…

Lajme
Policia i ka thënë “Jo” ditën e djeshme Sali Berishës për të protestuar para Kryeministrisë më 6 dhjetor, ditë kjo që përkon me ardhjen e krerëve europian në Shqipëri, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se ky është një vendim nul dhe nuk do të merret parasysh nga populli opozitar, i cili do të mbushë sheshin si kurrë më parë, sipas tij.
“Policia njoftoi se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Krahas kësaj ka një vendim të GJK në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë”, tha ai.
“Së treti, policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë, përveç Ramës, janë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre”, shtoi ai.