Stavileci: Komunat veriore nuk do të kenë rol të veçantë për “Trepçën”
Në riorganizimin e Trepçës, komunat veriore nuk do të kenë rol. Kështu ka thënë ministri Blerand Stavileci në takim e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Lajme
Ministri i Zhvillimit Ekonomike (MZHE), Blerand Stavileci, është shprehur se komunat veriore nuk do të kenë asnjë rol në riorganizimin e Trepçës.
Ai këto komente i bëri gjatë mbledhjes së Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku u debatua rreth “Trepçës” dhe rolit të komunave që do ta kenë në shndërrimin e këtij kombinati në ndërmarrje publike.
Lidhur me nenin 11.3, për të cilën opozita u shpreh se u jepet fuqi komunave në shndërrimin e ndërmarrjeve të veçanta në ndërmarrje publike, tha se në këtë nen nuk u jep asnjë rol komunave.
“Nuk ka asgjë në këtë nen, pasi komunat nuk do të kenë asnjë rol të veçantë në shndërrimin e kombinatit ‘Trepça’ në ndërmarrje publike”, tha Stavileci.
Edhe kryetari i komisionit Muhamet Mustafa, tha se çështja e kombinatit metalurgjik “Trepça” do të rregullohet me një ligj të veçantë dhe me një strategji zhvillimore për të cilat do të vendoset në Kuvendin e Kosovës dhe askund tjetër.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri miratoi në parim plotësim -ndryshimin e projektligjit për ndërmarrjet publike.