Statovci-deputetes Bajrami: Presidentes i kalon mandati edhe pak muaj, bëni kujdes, fare lehtë mund të ju kthej në 12%

Jeta Statovci deputete nga radhëte e partisë “GUXO”, ka reaguar pas deklaratave të Hykmete Bajramit të LDK-së, se Vjosa Osmani është fjatore pse LDK kishte rënë në 12% në vitin 2021. Sipas Statovcit, pikërisht LDK ka qenë ajo që e ka përjashtuar nga ky subjekt Osmani dhe se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë…

Lajme

03/11/2025 16:54

Jeta Statovci deputete nga radhëte e partisë “GUXO”, ka reaguar pas deklaratave të Hykmete Bajramit të LDK-së, se Vjosa Osmani është fjatore pse LDK kishte rënë në 12% në vitin 2021.

Sipas Statovcit, pikërisht LDK ka qenë ajo që e ka përjashtuar nga ky subjekt Osmani dhe se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj.

“Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar”, ka shkruar ndër të tjera ajo.