Stamboll: Pamje ekskluzive brenda klubit ku shihet terroristi (Video)

Janë publikuar pamje ekskuzive nga kamerat e sigurisë brenda klubit në Stamboll, ku në mesnatë ndodhi një sulm i cili po pretendohet nga autoritetet turke se ishte sulm terrorist.

Bota

01/01/2017 02:57

Në këtë video shihet sulmuesi i veshur me veshje babadimri, i cili ikën nga vendi i ngjarjes, transmeton lajmi.net.

Deri më tani nuk është identifikuar sulmuesi, por autoritetet turke janë në kërkim për të.

Kujtojmë, se deri tash janë konfirmuar 35 persona të vdekur dhe mbi 40 të plagosur. /Lajmi.net/

YouTube player