Stafi mjekësor refuzon të vaksinohet, materniteti ndalon lindjen e foshnjave
Sipas raporteve të shumta, shërbimet e maternitetit në sistemin spitalor të New York-ut janë ndërprerë, pasi stafi u largua nga puna.
Fun
Stafi spitalor i qarkut Lewis në New York po pezullon shërbimet e maternitetit, sepse nuk janë dakord me vaksinimin e detyruar, transmeton lajmi.net.
Sistemi Shëndetësor në këtë vend ka dhënë “dorëheqje masive” pas rregullave të reja që kanë dalë nga Presidenti Joe Biden.
Rregulla kërkojnë që personeli i kujdesit shëndetësor të ketë marrë dozën e parë të një vaksine deri më 27 shtator.
Përjashtime mund të bëhen për ata që janë alergjikë ose kanë pasur reagime të mëparshme negative ndaj vaksinave, por kjo duhet të jetë e certifikuar.
Sipas raporteve të shumta, shërbimet e maternitetit në sistemin spitalor të New York-ut janë ndërprerë, pasi stafi u largua nga puna.
NBC News raporton se CEO i Sistemit Shëndetësor të Qarkut Lewis Gerald R. Cayer tha: “Ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë shërbimin pas 24 shtatorit. Numri i dorëheqjeve të marra nuk na lë zgjidhje tjetër, veçse të ndalojmë lindjen e foshnjave në Spitalin e Përgjithshëm në Lewis”.
Materniteti raportohet se ka tashmë mungesa të stafit, me të paktën gjashtë dorëheqje deri më tani, ndërsa shtatë punonjës të tjerë thuhet se kanë shprehur një mosgatishmëri për t’u vaksinuar.
Administratorët e spitaleve thuhet se po punojnë në “planet e emergjencës”, në rast se dorëheqjet më masive do të kenë ndikim në shërbimet e tjera.
Të paktën 464 anëtarë të stafit, rreth 73% e sistemit spitalor raportohet se janë vaksinuar me 165 anëtarë të tjerë të stafit ende të pavaksinuar. /Lajmi.net/