Stafi i mjekëve të Milan do të udhëtojë drejt Belgjikës për të kontrolluar Origin

Divock Origi vazhdon të ketë probleme me lëndimet. Ylli belg i ka munduar skuadrës së Milan në ndeshjet e fundit dhe aktualisht është në Belgjikë. Sipas raportimeve të fundit, stafi mjekësor i skuadrës së Milan do të udhëtojë drejt Belgjikës, për të kontrolluar Origin, transmeton lajmi.net. Kjo kontrollë do të bëhet me ndihmën e stafit…

Sport

20/09/2022 14:54

Divock Origi vazhdon të ketë probleme me lëndimet.

Ylli belg i ka munduar skuadrës së Milan në ndeshjet e fundit dhe aktualisht është në Belgjikë.

Sipas raportimeve të fundit, stafi mjekësor i skuadrës së Milan do të udhëtojë drejt Belgjikës, për të kontrolluar Origin, transmeton lajmi.net.

Kjo kontrollë do të bëhet me ndihmën e stafit mjekësor të kombëtares së Belgjikës.

Deri më tani, sulmin e Milan po e prin ylli francez, Olivier Giroud.

Rikthimi i Origi nga lëndimi do të ishte ndihmë e madhe për Stefano Pioli, pasi do të jepte më shumë opsione për rotacione në formacion. /Lajmi.net/