Stadiumi i ri i Barcelonës

Barcelona do të mbetet në Les Corts, ose më saktësisht në Nou Camp. Mirëpo, në të njëjtën hapësirë mund të rinovohet arena e re, ka bërë të ditur presidenti Sandro Rosell. Në paraqitjen e tij në një konferencë për shtyp, kreu i gjigantit katalan ka njoftuar se anëtarët e klubit, më 5 ose 6 prill…

Sport

20/01/2014 21:00

Barcelona do të mbetet në Les Corts, ose më saktësisht në Nou Camp.

Mirëpo, në të njëjtën hapësirë mund të rinovohet arena e re, ka bërë të ditur presidenti Sandro Rosell.

Në paraqitjen e tij në një konferencë për shtyp, kreu i gjigantit katalan ka njoftuar se anëtarët e klubit, më 5 ose 6 prill do të votojnë propozimin për renovimin e stadiumit.

“Bordi ka vendosur të mbetet në Les Corts, Nou Camp, pasi është pjesë e kujtimeve tona historike. Është stadiumi më i madh në Evropë dhe një ikonë e Barcelonës. Shpenzimet për zhvendosje mund të dëmtojnë klubin dhe të na lidhin duart në punën e mëtejme”, deklaroi ai.

Kurse, sipas medieve spanjolle në rast se aprovohet ideja për ndërtimin e një stadiumi të ri, ai do të ketë kapacitet për 105 mijë spektatorë për dallim nga 99,354 sa ka aktualisht. Renovimi do të kushtojë 600 milionë euro.