Stadiumi i Gironas në kushte mesatare, qindra tifozë e shikojnë nga jashtë sfidën kundër Real Madridit
Një nga sfidat hapëse të javës së 31-të kampionale në La Liga është edhe ajo mes Gironas dhe Real Madridit. Rëndësia e kësaj sfide për ekipin dhe tifozët vendas është e madhe, për faktin se një tre pikësh eventual mund t’i fus ata në garë për një vend që dërgon në Ligën e Konferencës, shkruan…
Sport
Një nga sfidat hapëse të javës së 31-të kampionale në La Liga është edhe ajo mes Gironas dhe Real Madridit.
Rëndësia e kësaj sfide për ekipin dhe tifozët vendas është e madhe, për faktin se një tre pikësh eventual mund t’i fus ata në garë për një vend që dërgon në Ligën e Konferencës, shkruan lajmi.net.
Stadiumi “Municipal de Montilivi” është i mbushur plotë me tifozë, por ky impiant nuk plotëson kushte edhe shumë të mira duke marrë parasysh se aty luhen ndeshjet e njëra prej Top 5 ligave më të mira në Evropë.
Qindra tifozë të Gironas kanë zgjedhur të përkrahin ekipin e tyre nga jashtë stadiumit.
Ata janë pozicionuar në një vend ku shihet qartë fusha e stadiumit ku po zhvillohet kjo sfidë.
Aktualisht, rezultati është 2:1 për Gironan kur po rrjedhë minuta e 40-të e takimit.
Nëse takimi mbyllet me fitoren e vendasve, Girona do të ngritej në vendin e nëntë me 41 pikë, gjashtë më pak se Villarreali që është në pozitën që dërgon në Ligën e Konferencës./Lajmi.net/