SKANDAL: Kosova nuk lejohet përsëri në Serbi

Skandal tjetër nga serbët.

Sport

09/05/2018 18:40

Përfaqësuesit e Kosovës në karate janë ndaluar të futen në Serbi edhe në tentimin e dytë gjatë ditëve të fundit.

Federate e Karatesë së Kosovës është njoftuar nga ajo evropiane se nuk mund të kalojnë në Serbi.

“Pasdite atyre u është thënë se mund të nisen për në shtetin serb por gjatë rrugës për në kufi atyre prapë u është kumtuar nga kryetari i Komitetit Olimpik Evropian që mos të provojnë sepse Serbia nuk ka lëshuar pe për pjesëmarrjen e karateistëve në Kampionatin Evropian në Novi Sad, ka thënë nga pika kufitare në Merdare kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi.

Megjithatë, Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se do të ndjek hapat ligjore dhe do t’i padisë organizorët në gjykatën e arbitrazhit sportiv.