Srna largohet nga kombëtarja, merr pjesë në varrimin e babait (FOTO)

Kapiteni i Kroacisë, Darijo Srna, është larguar përkohësisht nga kombëtarja, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Sport

13/06/2016 19:25

Uzeir Srna, babai i kapitenit të Kroacisë Darijo Srna, është varrosur sot në Metkoviç (Kroaci), një ditë pas ndërrimit jetë, transmeton Indeksonline.

Ai ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes që Kroacia e mundi Turqinë 1:0 në Kampionatin Evropian, por lojtarit ky lajm i është kumtuar vetëm pas përfundimit të ndeshjes.

Srna sot me aeroplan privat ka mbërritur në Kroaci në varrimin e babait të tij, dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Çekisë.


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.