‘Spotify’ ngrit padi ndaj ‘Apple’

Bashkimi Evropian ka vendosur që të inicojë hetimet pas akuzave të ngritura nga kompania suedeze, Spotify, ndaj gjigantit mediatik Apple, me pretekstin se ata po diskriminohen qëllimshëm.

Auto & Tek

08/05/2019 07:47

Në fillim të muajit mars, themeluesi i Spotify, Daniel Ek, njoftoi përmes një postimi se Spotify e ka mbushur një dosje me ankesa ndaj kompanisë Apple, transmeton lajmi.net.

Duke injoruar ankesat e Spotify, Apple ka argumentuar se Spotify vetëm ka dashur që të përfitojë nga App Store.

Në rast se Spotify e fiton kontestin, Apple do të detyrohet që t’i ndryshojë rregullat e funksionimit.

Aktualisht, Spotify ka 217 milionë përdorues, ndërsa Apple Music ka 50 milionë. /Lajmi.net/