Sporti kosovar në zi, ndërroi jetë ish-hendbollisti i Vëllaznimit
Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës.

Sport
Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
Varrimi i të ndjerit u bë të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.
I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit.
Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të Federatës dhe njerëzve të hendbollit i shprehu ngushëllimi familjes Hoxha. /Lajmi.net/