“Sport” zbulon përforcimin e ri të Barcelonës (FOTO)
E përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur tre emra, njëri prej të cilëve do të transferohet në Barcelonë, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajme
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, për afatin kalimtar të janarit.
Dhe, e përditshmja sportive katalane “Sport” ka bërë të ditur tre emra, njëri prej të cilëve do të transferohet në “Camp Nou”.
Cancelo, Soares dhe Aurier janë tri opsionet e kampionit të La Ligës, përcjell “Lajmi.net”.
Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona pasi nuk konsiderohet i dobishëm nga trajneri Luis Enrique.
Andaj, njëri prej tre të lartpërmendurve do të nënshkruajë me klubin “Blaugrana”.