Spiunohet Mercedes C-Class i ri duke u testuar rrugëve
Përderisa po testohej rrugëve në Gjermani, modeli i ri i serisë C-Class të firmës së prodhimit të veturave Mercedes është spiunuar dhe është kapur në kamera.
Auto & Tek
Të dy modelet, ai Sedan dhe Estate, janë kapur në një video, ndonëse nuk vërehen risitë e sjella nga firma gjermane për shkak të kamuflazhit, transmeton lajmi.net.
Modeli i ri i C-Classit, sipas shefit të bordit të Daimler Group, do të jetë i influencuar në masë të madhe nga S-Classi luksoz.
C-Class-i i ri pritet të dalë në shitje gjatë vitit 2021. /Lajmi.net/