Spitali ushtarak i FSK-së mund të shfrytëzohet për trajtimin e koronavirusit
Spitali ushtarak i FSK-së mund të shfrytëzohet për trajtimin e koronavirusit, kështu ka thënë kryeministri Avdulla Hoti, gjatë një vizite në këtë spital.

Lajme
Hoti po ashtu tha se janë ngritur kapacitetet, dhe ky spital, mund të shfrytëzohet për trajtimin e COVID-19 në rast se ka nevojë.
Hoti deklaroi se është i impresionuar me disiplinën dhe përgatitjet e ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së teksa bëri të ditur se do t’iu ofrojnë ndihmë në ngritjen e kapaciteteve.
“Sot jemi këtu bashkë me ministrin e Shëndetësisë në spitalin ushtarak të FSK-së ku na informuan për detajet për përgatitjet që po bëhen për ngritjen e kapaciteteve të spitalit ushtarak në rast se do të ketë nevojë t’i përdorim ato. Jam i impresionuar dhe i emocionuar me ambientin brenda, me përgatitjet edhe të ministrisë së FSK-së por edhe të stafit të FSK-së. I falënderova ata për mbështetjen që FSK-ja ka dhënë për institucionet tjera për ta menaxhuar situatën”, tha Hoti. /Lajmi.net/